TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Situata nga zjarret në Lurë të Dibrës dhe në Malin e Dajtit paraqitet nën kontroll dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Kështu bën të ditur ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sipas tij, në Lurë operojnë 50 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga dy avionë Air Tractor dhe një automjet zjarrfikës, ndërsa në Malin e Dajtit janë angazhuar 50 efektivë të tjerë dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore.
Nufi shton se vatra në aksin Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër është nën kontroll dhe po monitorohet, ndërsa në fund shpreh mirënjohje për efektivët e Forcave të Armatosura për angazhimin e tyre në terren.
"Forcat e Armatosura në vijën e parë të përballimit të zjarreve! Në Lurë të Dibrës dhe në Malin e Dajtit, Forcat e Armatosura vijojnë të jenë të angazhuara në terren për përballimin e vatrave të zjarrit dhe mbrojtjen e komuniteteve.Lurë, Dibër: 50 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga 2 avionë Air Tractor dhe një automjet zjarrfikës i FA, vijojnë operacionin. Aktualisht, banesat nuk rrezikohen. Mali i Dajtit, Tiranë: 50 efektivë të FA dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore po punojnë për shuarjen e zjarrit. Zonat e banuara nuk rrezikohen, ndërsa vatra Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër është nën kontroll dhe monitorim. Mirënjohje dhe respekt për çdo efektiv të Forcave të Armatosura që ndodhet në terren, për profesionalizmin, guximin dhe përkushtimin e treguar në këto ditë të vështira" shkruan Nufi në rrjete sociale.