AKTUALITET, 16 August 2026, 13:38

Zjarr në Novoselë, era e fortë vështirëson betejën me flakët! Digjet ullishtja

Një sipërfaqe me ullinj po shkrumbohet nga flakët në fshatin Trevllazër, në Novoselë.

Zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë fillimisht për izolimin e flakëve dhe më pas për shuarjen e plotë të vatrave. Situata vështirësohet nga era e fortë, e cila favorizon përhapjen e zjarrit në pemëtari dhe veçanërisht në ullishte.

Bëhet fjalë për një zonë të njohur për ullinjtë shekullorë, ndërsa zjarret në këtë fshat nuk janë një fenomen i ri. Trevllazëri është përfshirë edhe më herët nga flakët, kryesisht në sipërfaqet me ullishte.