TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shkodrës arrestoi një 47-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar për posedim të lëndëve narkotike.
Bëhet fjalë për Abdyl Çanga, banues në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër.
Për këtë shtetas, Gjykata e Apelit Shkodër ka njohur vendimin penal të Gjykatës së Qarkut Kiskunhalasa, Hungari, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 3 vite e 10 muaj burg për veprën penale “Posedim i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Hungarisë.
Ndërkohë babë e bir, u arrestuan nga strukturat e Policisë në Komisariatin e Vaut të Dejës në flagrancë pasi sipas policisë, “kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, në ambientet e banesës së tyre”.
Në pranga ranë M. V. 51 vjeç dhe F. V., 28 vjeç (babë e bir, të dy me precedent të mëparshëm penal), banues në fshatin Mnelë e Vogël.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.