AKTUALITET, 2 Prill 2018, 20:02

Zjarr tek "Ish-frigoriferi"në Tiranë, dëme të mëdha

Një zjarr i madh ka rënë në kryeqytet pasditen e sotme. Sipas raportimeve të para zjarri ka rënë te magazinat e ish-frigoriferit në Tiranë . Në vendin e ngjarjes ndodhen 3 mjete zjarrfikëse të cilat po përpiqen të shuajnë flakët.

Një tym i zi është ngritur mbi zonë duke alarmuar jo vetëm banorët e lagjes ku ka rënë zjarr por edhe të lagjeve të tjera.

Mësohet se nga flakët rrezikohen dy banesa dhe një karburant. Ndërkaq nga policia nuk ka ende një njoftim zyrtar dhe nuk dihet se çfarë përmbante magazina që është përfshirë nga flakët.

zjarr Tirane (6)

zjarr Tirane (5)

zjarr Tirane (4)

zjarr Tirane (3)

zjarr Tirane (2)