AKTUALITET, 4 Nëntor 2018, 13:18

Mosdekretimi i Sandër Lleshit/ Basha komenton vendimin e Metës: Çfarë tregon lëvizja e ashpër…

Mosdekretimi i Sandër Lleshit/ Basha komenton vendimin e Metës:

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e quajti një lëvizje “të ashpër” mosderektimin e Sandër Lleshit ministër të Brendshëm. Sipas Bashës, “rënia e ministrit të tretë të propozuar nga Rama, është dëshmi e krizës së thellë politike dhe morale”.

Në një prononcim për gazetarët nga Korça, kreu i PD-së u shpreh: “Presidenti ka kompetencat e tij kushtetuese dhe jam i sigurt që ai do të japë te gjitha aspektin kushtetues për dekretimin apo mos dekretimin e ministrit të Brendshëm të propozuar nga Edi Rama. Një gjë është e sigurt që lëvizja e ashpër, në atë që nuk është lojë shahu, është dhe do te jete vetë largimi i kryeministrit Rama. Rënia e ministrit të tretë të propozuar nga Rama është dëshmi e krizës së thellë politike dhe morale”.

“Vendi është pa kryeministër, pa gjykatës, pa prokurori. Përgjegjësia për këtë është se vendi është një organizate kriminale dhe përgjegjësia ngelet mbi Ramën”, shtoi.