AKTUALITET, 20 July 2026, 19:11

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë/ Tymi mbulon zonën, vështirësohet qarkullimi i automjteve

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë/ Tymi mbulon

Një zjarr ka rënë këtë pasdite përgjatë autostradës Fier–Vlorë, ku flakët kanë përfshirë rreth 2 kilometra përgjatë anës së rrugës, duke krijuar rrezik serioz për qarkullimin e automjeteve.

Tymi i dendur dhe përhapja e shpejtë e flakëve po e bëjnë kalimin gjithnjë e më të vështirë dhe të rrezikshëm për drejtuesit e mjeteve.

Në drejtim të zonës janë nisur disa mjete zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Drejtuesit e automjeteve këshillohen të lëvizin me kujdes maksimal në këtë segment rrugor, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e autoriteteve deri në normalizimin e situatës.