AKTUALITET, 20 July 2026, 15:45

Sërish përplasje në Kuvend! PD bllokon foltoren, Avokati i Popullit nuk raporton, seanca ndërpritet dy herë

Deputetë e PD janë mbledhur para foltores duke bllokuar punimet normale të seancës, pasi refuzuan që të dëgjojnë raportimin e Avokatit të Popullit, Endrit Shabani.

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi tha se Shabani është ushtar i Ramës dhe Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendim për çështjen.

Kryetari Niko Peleshi ka kërkuar disa herë që të lirohet foltorja, e pasi kjo nuk ka ndodhur ai ka kaluar në 5 minuta pushim. Por edhe pas rikthimit, opozita vijoi të bllokonte foltoren, çka detyroi Peleshin të kalonte në një pushim të dytë.