AKTUALITET, 20 July 2026, 16:55

Pas bllokimit të foltores nga deputetët e PD dhe ndërprerjes së punimeve dy herë, rinis seanca plenare

Pas tensioneve që shoqëruar seancës e sotme plenare, deputetët kanë rinisur punimet në Kuvend.

Më herët deputetë e PD janë mbledhur para foltores duke bllokuar punimet normale të seancës, pasi refuzuan që të dëgjojnë raportimin e Avokatit të Popullit, Endrit Shabani.

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi tha se Shabani është ushtar i Ramës dhe Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendim për çështjen. Kryetari Niko Peleshi ka kërkuar disa herë që të lirohet foltorja, e pasi kjo nuk ka ndodhur ai ka kaluar në 5 minuta pushim.