TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, inspektoi masat e marra për përballimin e fluksit të udhëtarëve gjatë muajve të verës në Portin e Durrësit. Sipas tij, edhe gjatë këtij viti pritet një numër i lartë udhëtarësh
“Jemi në kulmin e sezonit turistik. Në vitin 2025 në Portin e Durrësit janë përpunuar 800 mijë pasagjerë. Mendojmë se do të kemi të njëjtin numër edhe këtë vit. Është i rëndësishëm zbatimi me përpikmëri i planit të masave që Autoriteti Portual i Durrësit, por edhe Drejtoria e Përgjithshme Detare, kanë marrë, pasi detyra jonë është që ta bëjmë sa më të thjeshtë hyrjen në Shqipëri të turistëve dhe shqiptarëve që vijnë nga larg”, deklaroi Karakaçi.
Nga ana e tij, kreu i Autoritetit Portual të Durrësit, Liburn Aliu, foli më në detaje për punën që po bëhet në terminalin e
“Aktualisht janë marrë të gjitha masat për përballimin e fluksit të udhëtarëve. Nga 1 korriku deri më 15 shtator është dyfishuar personeli dhë është rritur numri I pikave të kalimit kufitar. Ky terminal krahasuar me rajonin është mjaft I shpejtë dhe i organizuar mirë”, tha Aliu.
Gjithashtu, janë shtuar linjat e trageteve që lidhin portin e Durrësit me atë të Barit dhe Ankonës në Itali.