TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pasditen e sotme, një zjarr i madh ka rënë në një zonë kodrinore të Njësisë Administrative Ungrej, në Lezhë.
Flakët nisën në vendin e quajtur Fregen. Rreth 10 hektarë pyje llogaritet se janë djegur deri më tani.
Forcat e Inspektoriatit Pyjor punuan me mjete rrethanore për të ndaluar përhapjen e flakëve, ndersa zjarri vijon ende, por fatmiresisht nuk ka rrezik për zonën e banuar.
Zjarri dyshohet se është vënë qëllimisht, ndaj policia është vënë në kërkim të autorëve.