TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha, në përfundim të Kongresit të socialistëve i drejton disa pyetje Ramën.
Më anë të qytetarit dixhital Berisha pyet Ramën pse ky i fundit nuk ka hequr në asnjë moment xhaketën sot, po ashtu se pse nuk u lejua asnjë qytetar që të ulej në shkallët e koprusit universitar.
Sipas ish-kryeministrit, numri një i qeverisë sot ka qenë i fashuar, duke hedhur dyshime për shëndetin e tij.
“Pyetje nga qytetari dixhital: Maduro i Ballkanit i fashuar, i blinduar! Pse ne asnje moment nuk e hoqi xhaketen e zeze edhe pse temperaturat sot ne Tirane ishin mbi 28 grade!??? Dhe asnje person nuk lejohej tek shkallet e korpusit qe eshte ambient universitar?? Sb”, shkruan në Facebook, Berisha.
Kujtojmë që pak ditë më parë në media u publikua një informacion, sikur Kryeministri ishte sëmurë dhe kishte shkuar për kurim në Gjermani.