SPORT, 17 Maj 2021, 22:10

Zhvendosja e makinave trazoi ujërat, ç’po ndodh me Cristiano Ronaldon

Zhvendosja e makinave trazoi ujërat, ç’po ndodh me Cristiano


Shumë zhurmë rreth Cristiano Ronaldos. Sot pranë shtëpisë së tij u panë disa persona duke ngarkuar super makinat e portugezit në një kamion “Rodo Cargo”, kompani e njohur e transportit në Lisbone.

Kjo bëri që menjëherë të qarkullonin lajme për një largim të mundshëm të CR7 nga bardhezinjtë. Transportimi i makinave u konsiderua një shenjë.

Sky Sport raporton se Ronaldo ende nuk e ka marrë një vendim. 36-vjeçari ka edhe një vit kontratë me bardhezinjtë.

Transmetuesi i Serie A, mes të tjerash shkruan se çdo vit bëhet një procedurë e tillë. Corriere Torino shkruan se CR7 i ka transportuar makinat për t’i bërë shërbimet e duhura. Shumica e mjeteve të tij të transportit zakonisht kontrollohen në Gjermani.