TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vedat Muriqi nuk po ia del të lërë shenjën e tij te Lazio. Vetëm një gol në kampionat dhe një në Kupën e Italisë janë fare pak për bomberin dardan. Sezonin e ardhshëm pritet ta shohim larg kryeqytetit, ndërsa Igli Tare ka nisur punën për të gjetur pasuesin e tij.
Sky raporton se drejtori sportiv i klubit bardhekaltër po synon të transferojë Simy te Lazio. 29-vjeçari ia ka dalë këtë sezon të shënojë 20 gola në Serie A me Crotonën. Sezoni i parë në elitë por efikasitet i madh nga shtatlarti afrikan, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Inzaghi.
Ekipi kalabrez ra në Serie B dhe largimi i Simy është i paevitueshëm. Për lojtarin ka interesim nga Anglia, por Tare ka nisur negociatat me agjentin e tij dhe po punon për të mbyllur sa më shpejt operacionin e parë të merkatos së verës.