SPORT, 17 Maj 2021, 11:44

Rekordi i radhës: “Mbreti” i driblimeve, Leo Messi i jashtëzakonshëm

Rekordi i radhës: “Mbreti” i driblimeve, Leo Messi i


Leo Messin e kemi parë rrallë të shënojë gola me kokë. Dje e bëri një gjë të tillë në takimin shtëpiak ndaj Celta Vigos, i dhuroi avantazhin Barcelona, por miqtë galicianë përmbysën rezultatin dhe siguruan tre pikët në “Camp Nou”.

Rikthehemi te Messi, i cili ka vendosur rekordin e radhës. “Pleshti” kreu 5 driblime në ndeshjen e fundit, duke u ngjitur në kuotën e 150 driblimeve sezonalë në kampionatin spanjoll.

https://twitter.com/SofaScoreINT/status/1393978163022155778?s=20

Në pesë ligat kryesore të Europës (Premier, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1), askush nuk e ka arritur këtë shifër. Një tjetër arritje mbresëlënëse për yllin argjentinas dhe kapitenin e ekipit katalanas.