SPORT, 8 Korrik 2021, 16:14

Zhgënjeu në Kampionatin Europian, kombëtarja e njohur ndërpret kontratën me trajnerin

Zhgënjeu në Kampionatin Europian, kombëtarja e njohur


Rusia nuk bëri paraqitje të mira në Kampionatin Europian duke u eliminuar që në fazën e grupeve.

Edhe pse pritshëshmëritë ishin të mëdha, rusët zhgënjyen duke pësuar dy humbje në tre sfida të luajtura në grupe. Këto rezultate kanë qenë fatale për trajnerin Stanislav Çerçesov i cili ditën e sotme ka zyrtarizuar ndërprerjen e bashkëpunimit me federatën ruse të futbollit.

https://twitter.com/rfsruofficial/status/1413127981745115136?s=20

57-vjeçari largohet pas 5 vitesh në krye të kombëtares ruse me të cilën arriti pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2018 dhe Kampionatin Europian të vitit 2020.