SPORT, 7 Korrik 2021, 20:50

Mbappe me pushime në Mikonos, takohet me Nusretin, turku i jep leksione kuzhine (VIDEO)

Mbappe me pushime në Mikonos, takohet me Nusretin, turku i jep leksione
Teksa Franca e tij është eliminuar nga Kampionati Evropian, ylli i “Gjelave”, Kylian Mbappe, ka nisur pushimet. Sulmuesi i PSG, ka shkuar për pushime në ishullin grek të Mikonos. Nuk ka munguar dhe vizita e 22-vjeçarit te restoranti i kuzhinierit të njohur turk Nustret. I njohur për mënyrën e veçantë të përgatitjes së mishit dhe kriposjes, ‘Salt Bae’ i ka dhënë disa instruksione Mbappes për prerjen e mishit dhe hedhjen e kripës. Kujtojmë se Mbappe, humbi penalltinë që eliminoi Francën nga Evropiani. Ai ndodhet në një moment aspak të mirë dhe me klubin e tij të PSG. Drejtuesit, i kanë vendosur ultimatum, duke i thënë që të pranojë rinovimin e kontratës, ose në të kundërt, për pjesën e mbetur, do t’i duhet t’i shohë ndeshjet nga tribuna.