SPORT, 7 Korrik 2021, 13:58

Humbi penalltinë, Morata: Kjo Spanjë nuk e meritonte skualifikimin nga "EURO 2020"

Humbi penalltinë, Morata: Kjo Spanjë nuk e meritonte skualifikimin nga
Alvaro Morata humbi një nga penalltitë e Spanjës në gjysmëfinalen e EURO 2020 kundër Italisë. Sulmuesi, i cili luan në Serie A me Juventusin, ka reaguar përmes rrjeteve sociale për eliminimin. “Ky grup meritonte më shumë, si e gjithë Spanja. Ishte ëndrra juaj dhe ëndrra jonë, unë vetëm mund të them që jam krenar që kam qenë pjesë e këtij grupi. Faleminderit të gjithëve që besuan te ne. Futbolli mund të jetë i ashpër ndonjëherë, forca Spanjë”, shkruan Morata. Në mbrojtje të sulmuesi ka dalë edhe trajneri Luis Enrique, i cili pas ndeshjes mbrëmë u shpreh: “Morata ka pasur një problem muskulor në aduktor, por sërish donte ta gjuante penalltinë. Kjo do të thotë shumë për personalitetin e tij. Ai ka qenë gjigant për ne në këtë turne. Ai është përballur me disa situata të vështira në mënyrë të shkëlqyer. Alvaro i hapi shumë punë Italisë dhe shënoi një gol”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Álvaro Morata (@alvaromorata)