SPORT, 8 Korrik 2021, 12:48

Tani është tamam zyrtare, Sergio Ramos firmos me PSG

Tani është tamam zyrtare, Sergio Ramos firmos me PSG
Ditën e djeshme PSG postoi pa dashje zyrtarizimin e Sergio Ramos, por sot e bëri me qëllim dhe njoftoi firmën e ish-kapitenin e Real Madrid. Spanjolli ka firmosur për dy vite me nënkampionët e Francës dhe vjen me parametra zero, pasi vendosi të mbyllë kontratën me Real Madrid për shkak të mosmarrëveshjeve për jetëgjatësinë e kontratës. Ditën e djeshme ai kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe sot firmosi kontratën. 35-vjeçari do vazhdojë të mbajë në fanellë numrin 4, që e ka shoqëruar gjatë pjesës më të madhe të karrierës.