TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka dalë sot në një konferncë për shtyp, ku ka mohuar që dikasteri që ai e drejton ka pasur njohuri për transaksionet ilegale të transferimit të afro 2.1 milionë eurove të shtetit në kompaninë “LDA Group”, disa ditë para se ajo të bëhej publike nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.
Gjithashtu, Abrashi ka thënë se sekretari i kësaj ministrie është njoftuar më 19 tetor për këtë transaksion nga zyrtari kryesor financiar që e ka vërejtur këtë parregullësi.
“ Me mëngjes, unë kam ftuar sekretarin e përgjithshëm për ta sqaruar këtë dilemë. Sekretari më ka sqaruar se zyrtarë të mi dhe ky vetë nuk ka qenë dijeni për këtë transaksion të paligjshëme. Ky lajm ka qenë i pavërtetë dhe tendencioz. Sekretari informatën e ka pranuar me të datën 19 si dyshim dhe atë dyshim menjëherë e ka ngritë në Thesar, ka ndërhyr dhe e ka lajmëruar edhe Policinë dhe organet e rendit. Jemi këtu për ta hequr dilemën se kemi pasur informata disaditore dhe nuk e kemi lajmëruar”,- ka thënë Abrashi.
Gjithashtu, sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës ka prezantuar e-mailin se kur e kanë njoftuar Ministrinë e Financave për parregullësitë e vërejtura në këtë proces, ku dhe ka prezantuar edhe njoftimet që i janë dërguar organeve të rendit.
“Deri tani, nuk ka ndonjë ndërlidhje të asnjë zyrtari të Ministrisë së Infrastrukturës në këtë proces”, është shprehur sekretari. Ndërsa ministri Arban Abrashi ka thënë se kompania “LDA Group” nuk është kontraktuar asnjëherë nga ministria.
Ndëra sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytyqi beson se dikush ka dashur ta keqinformojë ministren e Financave, Hykmete Bajramin, kur i ka thënë se useri i një zyrtari të kësaj ministrie është përdorur për të kryer vjedhjen e afto 2.1 milionë eurove nga Thesari i shtetit.
“Ministrja Hykmete Bajrami me siguri është e keqinformume se tash këtë informatë nuk e ka prej ministrisë tonë, po kush e di kush ia ka dhënë. Tash njerëzit për me e heqë përgjegjësinë, japin edhe informata të pasakta te ministrja”,– ka thënë sekretari.
Gjithashtu ai ka thënë se zyrtari i cili është referuar nga ministrja Bajrami është ende punëtor i Ministrisë, por që është transferuar në një detyrë të re në Mitrovicë.
“Ky zyrtari Fadil Fazliu, është zyrtar certifikues i Ministrisë së Infrastrukturës, nga 14 janar 2020 është transferu përkohësisht si U.D i udhëheqësit të njësisë së patentë shoferave në Mitrovicë”, ka thënë Bytyqi, i cili ka theksuar se ky zyrtar mund të kthehet sërish në Ministri.
Më 21 tetor janë vjedhur nga Thesari i Shtetit në Kosovë 2 milionë euro. Ministrja e financave Hykmete Bajrami ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka treguar se paratë e ndara në 4 transaksione janë dërguar në llogarinë e një operatori ekonomik. Ndërkohë janë tre të dyshuar, njëri prej tyre është Labinot Gruda, i cili është arrestuar, dy të tjerët janë pronarët e kompanisë operative “LDA Group” Sh.P.K. Prokuroria e Shtetit ka deklaruar se e gjithë vjedhja ka ndodhur për 8 minuta. Disa ditë më parë, Thesari i Shtetit në Kosovë i ka kërkuar pronarëve të kompanisë në të cilën dyshohet se janë transferuar paratë që kanë afat 5 ditë që të dorozojnë 2 milionë eurot e vjedhura. Kadri Shala ditën e djeshme është dorzuar në polici. Ndërkohë, nga ajo që është thënë deri tani, dyshohet se Labinot Gruda ka thyer paswordin e një punëtori të MI’së, dhe ka bërë të mundur vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga arka e shtetit. Vjedhja është zbuluar nga Ministria e infrastrukturës, pasi lekët që mungonin ishin për ndërtimin e rikonstruktimin e rrugës Prizren-Prevallë.