TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi reagoi sërish për çështjen e Kodit Zgjedhor. Ai tha se është i kënaqur që kryeministri Edi Rama e mirëpret opinionin e Komisionit të Venecias.
Varhelyi bën thirrje që mazhoranca të presë përpara se të bëjë rivotimin në Kuvend.
“Jam i kënaqur që kryeministri Edi Rama mirëpret opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese të korrikut. Prandaj do ishte e matur nëse do të presim që opinioni të dorëzohet para rivotimit në Kuvend.
Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”, shkruan ai.
Megjithatë, kryeministri Rama u shpreh ditën e djeshme se Kuvendi do t'i miratojë sërish ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pa asnjë ndryshim.
Kujtojmë se Presidenti Meta, me kërkesë të kreut të opozitës, Basha, i ka kërkuar Komisionit të Venecias opinion, lidhur me ndryshimin e Kodit Zgjedhor.