AKTUALITET, 27 Tetor 2020, 13:25

Dyshohet se shfrytëzoi për prostitucion një 32 vjeçare, arrestohet i riu në Berat

Dyshohet se shfrytëzoi për prostitucion një 32 vjeçare,


Policia ka arrestuar një 28-vjeçar nga Berati pasi akuzohet për “Shfrytëzim prostitucioni”.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në pranga ka rënë A. K., 28 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i këtij të fundit është bërë pasi dyshohet se për një periudhë pesë mujore ka shfrytëzuar për prostitucion jashtë shtetit një shtetase 32 vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. K., 28 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se për një periudhë 5-mujore ka shfrytëzuar për prostitucion jashtë shtetit një shtetase 32 vjeçe”, njofton policia.