TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i opozitës së Bashkuar Lulzim Basha gjatë konferencës së sotme për mediat është shprehur se mafia e plehrave, ka nisur presionet.
Basha i ka bërë thirrje SPAK që të veprojë shpejt, pasi njëra nga administratoret e incineratorëve është nën presion nga mafia e plehrave.
'Sot një pagesë 3 milion euro nga thesari për një kontratë me kosto dyfishe për PPP-në në rrugën e Arbrit.
Pavarësisht se i mbeten edhe disa muaj, kjo neglizhencë është krim ndaj qytetarëve.
Prej më shumë se një jave i kërkoj SPAK-ut të nisë hetimet për aferën e mafias së inceneratorëve.
Një nga personat kyç për hetimin e inceneratorëve, është vënë nën presion nga mafia.
Mafia e plehrave, presion mbi një prej personave kyçë në skemën mafioze të inceneratorëve, Stela Gugallja.
Paralajmëroj SPAK-un se nëse ndonjë prej të dyshuarve kryesorë në aferën e plehrave largohet, do të jetë përgjegjësia e SPAK.
Veprimi me urgjencë nga SPAK është parandalim i vjedhjes së mëtejshme të parave të shqiptarëve’, deklaroi Lulzim Basha gjatë konferencës për mediat.