AKTUALITET, 4 Shtator 2019, 17:18

Zgjidhja e krizës/ Zyrtari i DASH i shkon Ramës në zyrë

Zgjidhja e krizës/ Zyrtari i DASH i shkon Ramës në zyrë

Zyrtari i DASH, David Kostelancik, i cili po qëndron për një vizitë në vendin tonë për të diskutuar për zgjidhjen e krizës politike, ka shkuar në selinë e kryeministrisë ku do të takohet edhe me kreun e qeverisë Edi Rama.

Në këtë takim ai shoqërohet edhe nga e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones

Më herët ai u takua në selinë blu me kryetarin Lulzim Basha, takim që zgjati për më shumë se një orë.

Më pas Kostelancik iu drejtua selisë së LSI për tu takuar me kryetaren Monika Kryemadhi.

Kostelancik, zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit për Europën Qendrore dhe Jugore, u takua gjatë paradites së sotme edhe me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, takim gjatë të cilit kërkoi që reforma elektorale duhet të përfundojë brenda vitit dhe bashkë me opozitën.