AKTUALITET, 4 Shtator 2019, 15:45

Përfundon takimi i Bashës me zyrtarin e lartë të DASH, diskutim rreth krizës politike

Përfundon takimi i Bashës me zyrtarin e lartë të DASH,

David Konstelancik zyrtari i lartë i DASH i cili ndodhet për një vizitë në vendin tonë ka zhvilluar një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Ky takim që ishte i treti në axhendën e tij, sapo ka përfunduar, por dita e takimeve për zyrtarin e lartë amerikan nuk përfundon me kaq pasi ai do të shkojë në zyrën e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi.

Në takimin me Bashën Konstelancik ka folur edhe për situatën politike dhe bojokotet e vazhdueshme që opozita ka bërë tashmë prej disa muajsh.

Më herët i dërguari i SHBA në Tiranë zhvilloi një takim me Gramoz Ruçin, ndërkohë, pritet që të shkojnë në zyrën e Kryemadhit dhe të Ramës.