AKTUALITET, 20 Prill 2020, 18:59

Zgjerohet infeksioni në Krujë, konfirmohen me koronavirus edhe gjashtë punonjës fasonerie

Zgjerohet infeksioni në Krujë, konfirmohen me koronavirus edhe

Gjashtë punonjës të një fasonerie në Krujë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Burime për Abc News bëjnë me dije se ata rezultuar pozitivë pas tetë testeve të kryera ditën e sotme.

Kruja është kthyer në një nga vatrat më të rrezikshme të koronavirusit, ku shifrat në bizneset fasone po rriten çdo ditë.

Ato janë bërë burim infeksioni për punonjës nga qytete të tjera, duke zgjeruar kështu hartën e koronavirusit në Shqipëri.