TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, në një komunikim në profilin e tij në facebook me qytetarët, ka denoncuar gënjeshtrën gjithmonë e më të dukshme të qeverisë Rama në trajtimin e pandemisë, ku kurba vazhdon të jetë e njëjta edhe pas disa javësh, duke anashkaluar shkencën.
‘Menaxhimi kuturu, antishkencor dhe teresisht i ç'organizuar i Pandemise shkaterroi ekonomine shqiptare! Të nderuar miq jemi pas kaq javësh të një izolimi të një pseudokarantine dhe sot është momenti të bëjmë një bilanc. Bilanci na flet qartë. E gjithë e ashtëquajtura strategji të cilën që në krye të herës e denoncuam si një strategji të gabuar që ecte kuturu e pabazuar mbi të dhënat shkencore, mbi fakte pasi strategjia e mosbërjës së testeve ishte kaq e qartë pasi ishte shumë e ulët, na pruri sot të kemi rezultate afër zeros.
Që nga fillimi i pandemisë dhe deri më sot frekuenca e rasteve, lëviz me numra shumë të vegjël, maksimumi ka qenë 28-29 dhe pas 5 javëve kemi 22 raste të reja me koronavirus.
Raste që lëvizin në mënyrë të vazhdueshme nga 8-9 raste në shumëfishin e tyre në disa ditë më pas.
Kjo ishte një strategji kryekëput e gabuar.
Ishte një strategji kuturu me idenë që shtyjmë ditët derisa virusi të dobësohet vetvetiu dhe pastaj të duartrokasim duke përbuzur shkencën.’, thotë midis të tjerave Vasili.