AKTUALITET, 26 Prill 2021, 22:08

“Zgjedhjet i vendosi një pare e madhe”, Bushati nuk përmbahet: Po bëhet masakër e madhe

“Zgjedhjet i vendosi një pare e madhe”, Bushati nuk

Sipas analistit Andi Bushati në këto zgjedhje ka patur blerje të votave. Nga studio e Top Channel, Bushati foli për masakër elektorale, ndërsa u shpreh se PS do të fitojë më shumë mandate sesa rezulton nga projeksionet e deritanishme.

“PS mund ta ketë fitore edhe më të madhe. Arritja e 25 prillit është se u bënë zgjedhjet si tender pa garë, se i vendos një njeri. Unë nuk jam i surprizuar.

Dje opozita fliste për fitore, unë thashë se do të kemi masakër.

Kur në Tiranë u vjedh të dhënat 900 mijë personave, nuk pret ndonjë gjë tjetër.

Kur sheh video si ato që publikoi sot Vetëvendosje, ti e kupton se çfarë masakre po bëhet. Këtu zgjedhjet i ka vendosur një para e madhe.

Rezultati po del më i thellë se Exit Pollet, që këtu duhen parë votat e blera.”, tha Bushati në OPEN.