AKTUALITET, 26 Prill 2021, 21:57

Elisa Spiropali: Nuk diskutohet fitorja, falenderoj qytetarët! Ngushëllime për LSI-në dhe shpk-në e tyre

Elisa Spiropali: Nuk diskutohet fitorja, falenderoj qytetarët!


Elisa Spiropali, ka qenë në një lidhje direkte për emisionin "Të Paekspozuarit" nga Ylli Rakipi në MCN TV, ku deklaroi se fitorja nuk diskutohet dhe falenderoi qytetarët. Spiropali nuk i kurseu ironitë me kundërshtarët, veçanërisht LSI-në, për të cilën pati edhe një ngushëllim live.

"Jemi lodhur sa të duash por qenka kënaqësi kur merr një rezultat të tillë. Me sa duket nga rezultatet nuk diskutohet fitorja, por diskutohet a do të kemi 73, 74, 75 mandate.

Pesha e përgjegjësisë së atyre zemrave që janë bashkuar, të them të drejtën na vë përpara përgjegjësie të madhe për qytetarëve.

Patronazhiste e kam për ndër, siç e kanë për nder të gjithë ata që kanë çuar drejt qendrave të votimit njerëzit për Shqiëprinë, për të mos u kthyer në një cetë, që tregoi fytrën e vërtetë.

Më lejoni t’i ngushëlloj për rezultatet në shpk-të e tyre.

Besoj janë mbi 55% të numëruara deri tani në Tiranë. Rezultati është i sigurt, i pandryshuar. Falenderojmë qytetarët që i kanë dhënë PS dhe Edi Ramës, 19 mandate e më tej.

Mandatet nuk janë numra, por respektojmë cdo votë. Do të presim vullnetin e qytetarëve deri në votën e fundit.

Po dalin edhe nga zona tradicionalisht të djathta, që jemi votuar masivisht nga qytetarët. Kanë votuar dhe ndjerë që nuk e kërkojmë votën vetëm në emër të partisë, por edhe punëve që kemi bërë", deklaroi Spiropali.

/TPZ.al/