TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërkohë që janë numëruar thuajse 70% të qendrave zgjedhore dhe kryeson Partia Socialiste, një numër i madh eksponentësh të PD-së, kanë dalë për të deklaruar fitoren, duke thënë se "opozita ka fituar thellë".
Gazetari Andi Bushati, me anë të një statusi në rrjetet sociale, shprehet se nuk ka kuptim që publiku të mashtrohet, për hir të mbajtjes së komisionerëve të karikuar dhe se pushteti ka fituar zgjedhjet duke "bërë një masakër".
"Po të shikosh të gjitha lajmet e prodhuara nga opozita të krijohet përshtypja e rreme se ajo ka fituar. Në fakt është e kundërta. Pushteti ka bërë një masakër. Dhe nuk mund të fshihet ky krim, nuk mund të mashtrohet publiku, vetëm për të mbajtur të karikuar disa komisionerë. Si shumë të tjera edhe kjo hipokrizi rrezikon shumë shpejt t'ju bjerë mbi kokë", shkruan Bushati.
