AKTUALITET, 26 Prill 2021, 21:37

Zgjedhjet, Lapaj: Rezultatet tregojnë se ka vend për reflektim, diçka nuk shkon me opozitën

Zgjedhjet, Lapaj: Rezultatet tregojnë se ka vend për reflektim,

Rezultatet e deritanishme të numërimit të fletëve të votimit sipas avokatit Adriatik Lapaj tregon se ka vend për reflektim. Përmes emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lapaj tha se këto rezultate tregojnë se diçka nuk shkon me opozitën në këtë vend.

Me një qeverisje të tillë në këto 8 vite do duhej të kishim balancë dhe llogaridhënie e balance të tjera për opozitë. Këto rezultate tregojnë se ka vend për reflektim dhe se diçka nuk shkon me opozitën në këtë vend.

Më duket në kufijtë e së pamundurës që të marrë drejtim tjetër situata. Nuk jam optimist sepse zonat ku ka vota të panumëruara nuk janë konsideruar bastione të opozitës”, Adriatik Lapaj.