TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Ylli Rakipi, ka qenë i ftuar në emisionin "Çim Peka Live" në Syri TV, ku ka komentuar aktualitetin politik dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Rakipi tha se qeveria e Ramës merr fund, nëse në Shqipëri do të ketë një proces të rregullt zgjedhor dhe do të numërohen votat.
“Mazhorancat këto 30 vite nuk i ka rrëzuar opozita, ato janë vetërrëzuar. Për 30 vite në Shqipëri, sidomos në vitet e para vota është rrëmbyer, kurse në dhjetëvjeçarin e fundit, vota është blerë në mënyrë masive. Në këtë pikëpamje, mazhoranca mund të marrë jo tre, por katër, pesë, gjashtë mandate.
Por nëse numërohen votat, mendoj se qeverisja e zotit Rama, më së shumti ka mbaruar,” tha Rakipi.
Rakipi foli edhe për deformimin e sistemit demokratik dhe deklaroi se oligarkët më të rëndësishëm të vendit janë politikanët kryesorë, që zotërojnë pushtetin në vend.
"Në Shqipëri, njerëzit më të pasur janë politikanët, oligarkët janë vetë politikanët kryesorë të vendit, Rama, Meta, Basha. Në këtë vend, ka njerëz që ka rrezik të vdesin me parti në xhep, gjithë jetën me parti, do të vdesin me partinë në xhep", tha Rakipi.