TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria e Punëve të Brendshme nuk ia ka pranuar kërkesën për lejeqëndrim në Kosovë shtetasit amerikan, Tienmu Ma, i cili ka mbajtur detyrën e këshilltarin të Albin Kurtit.
Lajmi është konfirmuar për gazetën Express, shef i Kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj. “Komisioni ka pru vendim që nuk i ka plotësu kushtet për ta marrë lejeqëndrimin, në bazë të rregullave. Vendimi del nesër, ose këto ditë”, ka thënë Gecaj.
Tienmu Ma me nënshtetësi amerikane ka qenë këshilltar i ish-kryeministrit Albin Kurti. Nuk dihen arsyet pse nuk i është pranuar kërkesa për lejeqëndrim, ndërsa Gecaj thotë se komisioni ka vlerësuar se Ma nuk i ka plotësuar kërkesat e nevojshme.