TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka takuar kryetaren e misionit të vëzhgimit të OSBE/ ODIHR në Shqipëri për zgjedhjet e 25 prillit.
Znj.Kim thotë se me znj.Gacek diskutuan për zgjedhjet, duke konfirmuar mbështetjen e SHBA për misionin e ODIHR dhe vëzhguesit.
Ajo thotë se gjithashtu ambasada e SHBA do të ketë ekip vëzhgimi ku edhe vetë do të jetë pjesë e tij për të vëzhguar zgjedhjet.
STATUSI NGA AMBASADORJA E SHBA
Diskutuam me Amb. Urszula Gacek, kryetare e OSBE për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri përgatitjet për zgjedhjet 25 prillit. SHBA mbështet këtë mision të rëndësishëm, përfshirë edhe vëzhguesit kontribues. Ambasada Amerikane gjithashtu do të dërgojë ekipin tonë (duke përfshirë edhe mua) në vende përreth vendit.
https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1376558947142926342?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1376558947142926342%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fzgjedhjet-e-25-prillit-ambasadorja-e-shba-takon-kryetaren-e-misionit-te-osbe-ne-do-te-dergojme-gjithashtu-ekipin-tone-te-vezhgimit-perfshi-edhe-mua%2F