AKTUALITET, 29 Mars 2021, 16:54

Plagoset me thikë 27-vjeçari në Durrës, detajet e para (Emri)

Plagoset me thikë 27-vjeçari në Durrës, detajet e para

Një 27-vjeçar është plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13, në Durrës.

Durrës/ Informacion paraprak

Më datë 29.03.2021, rreth orës 15:50, në lagjen nr, 13, Plazh, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, është lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasi E. N., 27 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar autori i dyshuar dhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.