TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sapo është vaksinuar kundër koronavirusit. Ai ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, një ditë pas mbërritjes së këtyre vaksinave në Kosovë,
Kujtojmë se në Kosovë mbërritën mbrëmë 24 mijë doza të vaksinës së AstraZeneca, si pjesë e programit Covax ku Kosova ashtu si edhe Shqipëria e shumë vende të tjera, kanë parapaguar për të siguruar vaksinat.
Kosova, sipas kësaj aleance për vaksinat, pritet që të marrë në total 100 800 doza të vaksinës. Kosova ishte vendi i fundit në Europë që nuk ishte furnizuar me vaksina