AKTUALITET, 19 Nëntor 2019, 09:05

Lazarat, trafikanti bën për spital biznesmenen, policia e liron pas shoqërimit në komisariat

Lazarat, trafikanti bën për spital biznesmenen, policia e liron pas


Dhunohet një biznesmene grua në Lazarat të Gjirokastrës.

Ngjarja ka ndodhur në një prej magazinave që përqendrohen në lagjen Kordhocë ku biznesmenia Lavdie Buzheri, nga Lazarati u dhunua nga Alfons Buzheri. 35 vjeç i dënuar më parë për trafik narkotikësh.

Debati mes tyre ka lindur brenda në ambientet e pronës së të dhunuarës ku ajo ka kundërshtuar kërkesën e agresorit për të hyrë në ambientet e veta. Kjo ka ngjallur reagimin e të riut lazaratas i cili ka ushtruar dhunë duke i shkaktuar plagë të shumta në trup dhe gjymtyrë biznesmenes.

Menjëherë ka mbërritur policia duke e shoqëruar agresorin në komisariat dhe nga ku më pas është liruar.

Ndërkohë që gruaja biznesmene ndodhet në gjendje të renduar fizike dhe psikologjike në spital, agresori u lirua nga policia.