TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ardiana Jaku është një nga deputetet e Kuvendit të Shqipërisë, e cila mori mandatin nga KQZ pas dorëheqjes së Pjerin Ndreut dhe bëri betimin të enjten e kaluar në Parlament.
Por betimi i saj nuk është i vlefshëm, pasi është bërë në shkelje të Kushtetutës, kur në të njëjtën kohë ka mbajtur edhe një post të lartë në Administratën Shtetërore, atë të zv.ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Kryeministri Edi Rama, e shkarkoi Jakun nga ky post në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, thënë ndryshe me 5 ditë vonesë.
Ja çfarë parashikon neni 69, pika 1 nënpika “e” në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për rastin në fjalë:
Neni 69
1. Nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen deputetë, pa hequr dorë nga detyra.
e) Presidenti i Republikës dhe funksionarët e lartë të administratës shtetërore të
parashikuar nga ligji.
Ndërsa pika 2 e këtij neni thotë:
2. Mandati i fituar në kundërshtim me paragrafin 1 të këtij neni është i pavlefshëm.
Thënë me fjalë të tjera, ish-zv.ministrja e Shëndetësisë, Ardiana Jaku, ka marrë mandatin e deputetit në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e Shqipërisë. Kushtetuta parashikon, se në rastin e saj, nuk mund t’i jepet mandati. Në të tilla kushte, mandati i saj është i pavlefshëm.
Nga ana tjetër Neni 71 pika 2. nënpika “c” parashikon se mandati i deputetit shpallet i pavlefshëm ose mbaron, nëse vërtetohet papajtueshmësia me Nenin 69 dhe 70.
Neni 71
2. Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit:
c) kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjedhshmërisë ose papajtueshmërisë të parashikuara në nenet 69, 70 paragrafët 2 dhe 3;
Edhe neni 70 pika 2 thotë: “Deputetët nuk mund të ushtrojnë njëkohësisht asnjë detyrë tjetër shtetërore, përveç asaj të anëtarit të Këshillit të Ministrave. Rastet e tjera të papajtueshmërisë caktohen me ligj”.
Zonja Jaku e ka përfituar mandatin në mënyrë të jashtëligjshme dhe tashmë mandati i saj është i pavlefshëm, pasi bie ndesh hapur me Kushtetutën.
DOSJA.AL