TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këshilli i Ministrave vendosi ditën e sotme për lirimin nga detyra të prefektit të Beratit dhe emërimin e zëvëndësit të tij.
Nga detyra është liruar Harilla Dafa, i cili zëvendësoi në këtë post Valbona Zylyftari. Ndërsa sot kjo e fundit u rikthye në detyrë, pasi u shkarkuar nga Rama në maj të 2017.
Në VKM-të e publikuara ditën e sotme nuk jepet ende asnjë arsye për lëvizjet e kryera në prefekturën e Beratit.
Zylyftari u emërua në maj të vitit 2017, por u shkarkua vetëm pak muaj më pas, më nëntor nga kryeministri Edi Rama. Në të njëjtën ditë me të u shkarkuan në bllok prefektët e të 12 qarqeve.
Valbona Zylyftari nuk është një emër i panjohur për PS-në, pasi më herët ajo ka mbajtur postin e kryesocialistes së Beratit.
V E N D I MI:
PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË BERATIT
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Harilla Dafa, prefekt i Qarkut të Beratit, lirohet nga kjo detyrë.
2. Znj. Valbona Zylyftari emërohet prefekt i Qarkut të Beratit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.