AKTUALITET, 22 Maj 2019, 18:25

Vasili denoncon skandalin dhe bën publik dokumentin: Ministrisë së Mbrojtjes i hiqen 1.7 milionë dollarë me firmën e Ramës

Vasili denoncon skandalin dhe bën publik dokumentin: Ministrisë


Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili ka denoncuar vendimin e qeverisë për heqjen e 1.7 milionë dollarëve nga buxheti i Ministrisë të Mbrojtjes.

Vasili thekson se këto para i kanë kaluar Ministrisë së Brendshme me firmën e Edi Ramës dhe publikon dhe dokumenetet.

 

Postimi i Vasilit

SKANDAL I!!

(Dokumenti foto)

Ministrise se Mbrojtjes i hiqen nga buxheti 1.7 milion dollare me firmen e Edi Rames per t’ja dhene Ministrise se Brendeshme.

Nje milion e shtateqind mije dollare shperblim per policine sepse pati “meriten” e turpshme qe te hidhte gaz helmues,te rrihte dhunshem dhe arrestonte qytetaret e pafajshem dhe mbrojti me zjarr egersisht te korruptuarit e qeverise.

Ministria e Mbrojtjes per te genjyer NATO-n dhe nga qe gjoja nuk i dilnin parate per buxhetin, futi ne buxhetin e mbrojtjes edhe spitalin e traumes helikopteret e shendetesise dhe emergjencat civile,ndersa sot lejon ti marrin plot 1.7 milion dollare sevap per policine.

Parate e Fondit rezerve te qeverise,te buxhetit te koncesioneve dhe te tenderave ku vjedh qeveria nuk preken kurrsesi,kurse Ministrise se Mbrojtjes si institucion kyç i Sigurise Kombetare i zhvaten parate.

Nje skandal i tille duhet hetuar deri ne fund.

Shteti i rënë paguan mercenarizmin policor per tu mbajtur ne kembe edhe ca dite me shume.

Shiheni vete Vendimin e turpshem te qeverise dhe kuptoni kete banditizem qeveritar te padegjuar.