AKTUALITET, 17 Gusht 2021, 15:08

Rriten ndjeshëm rastet me Covid në Kosovë, pesë viktima në 24 orët e fundit

Rriten ndjeshëm rastet me Covid në Kosovë, pesë viktima

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë realizuar 9,581 teste prej të cilave 1,765 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 5 pacientë kanë humbur jetën.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë dhënë 601, 701 doza të vaksinës.

Deri më sot 213, 279 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit.

Këtë të martë janë shëruar 121 qytetaarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 106, 278 të shëruar.

Në total numri i rasteve aktive është 10, 183 persona.