AKTUALITET, 27 Maj 2020, 17:32

Zelanda e Re fiton betejën me Covid-19, lë spitalin edhe pacienti i fundit i infektuar me koronavirus

Zelanda e Re fiton betejën me Covid-19, lë spitalin edhe pacienti i

Zelanda e Re ka fituar betejën më pandeminë e koronavirusit, pasi ditën e sotme nga spitali ka dalë edhe personi i fundit i infektuar me Covid-19.

Zelanda e Re për tre muaj ishte në luftë me sëmundjen vdekjeprurëse. Po ashtu, sipas të dhënave në Zelandë për të pestën ditë radhazi nuk është konfirmuar asnjë rast i ri me Covid-19.

Deri më tani në vend kanë humbur jetën 21 persona ndërsa janë infektur 1504 njerëz.