TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një pikëçuditëse ngjyrë blu nxit përdoruesit të “kontrollojnë faktet për votat” dhe i drejtonte lexuesit që klikonin mbi të në një faqe me artikuj lidhur me këtë temë. “Presidenti Trump ngre pretendime të pabaza se fletëvotimet e dërguara me postë do të çojnë në falsifikime votash” shkruante një faqe pasuar me shpjegime për ato që i cilësonte si pretendime fallso. Presidenti kishte thënë përmes postimit në Twitter se votat e dërguara me postë do të sillnin “manipulime të konsiderueshme” duke sjellë zgjedhje të manipuluara. Ai veçoi guvernatorin e Kalifornisë lidhur me këtë temë, megjithëse ky nuk është shteti i vetëm që lejon vota me postë. “Unë, si President, nuk do të lejoj që kjo të ndodhë,” tha ai. https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1265427538140188676?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1265427538140188676%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.zeriamerikes.com%2Fa%2Ftrump-mediat-sociale-po-lC3ABnC3AB-nC3AB-heshtje-zC3ABrat-konservatore%2F5437687.html Kalifornia po planifikon t’i dërgojë çdo votuesi të regjistruar një fletëvotim me postë për zgjedhjet e 3 nëntorit. Ky plan bëri që Komiteti Kombëtar Republikan të padisë guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom. Sekretari i shtetit i Kalifornisë Alex Padilla tha se hapi i ndërmarrë nga Twitter-i për t’u shtuar shenjën e paralajmërimit tweet-eve të Presidentit Trump “është një hap i vogël në drejtimin e duhur. Por ne të gjithë mund të bëjmë pjesën tonë për të ekspozuar gënjeshtrat.” “Presidenti, – tha ai, – po përhap me qëllim informacione të rreme për votimin me postë, duke u përpjekur haptazi të shtypë votën.” https://twitter.com/AlexPadilla4CA/status/1265416859743956992?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1265416859743956992%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.zeriamerikes.com%2Fa%2Ftrump-mediat-sociale-po-lC3ABnC3AB-nC3AB-heshtje-zC3ABrat-konservatore%2F5437687.html Twitter pohoi se kjo ishte hera e parë që vendoste një paralajmërim lidhur me një postim të presidentit, që lidhet me politikën e re të kësaj kompanie të vënë në funksionim në fillim të muajit për të luftuar dizinformimin. /VOAThere is NO WAY (ZERO!) that Mail-In Ballots will be anything less than substantially fraudulent. Mail boxes will be robbed, ballots will be forged & even illegally printed out & fraudulently signed. The Governor of California is sending Ballots to millions of people, anyone.....
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) May 26, 2020