AKTUALITET, 27 Maj 2020, 16:17

Emrat/ Shisnnin kokāinë e kānabis, arrestohen dy persona në Baldushk

Emrat/ Shisnnin kokāinë e kānabis, arrestohen dy persona në Baldushk

Policia e Tiranës ka goditur sot një rast të shpërndarjes së lëndëve nārkotike. Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se është finalizuar operacioni “Baldushku”, dhe është sekuestruar, një dozë kokāinë, 1.1 kilogram kānabis si dhe bimë kānabisi të sapo kultivuara.

Në pranga kanë rënë dy persona, B. Z., 22 vjeç dhe F. A., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë. Efektivët kishin siguruar informacione nga burime të ndryshme konfidenciale se F. A. merrej me tregtimin e lëndës narkotike kānabis sativa dhe kokāinës.

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet operacioni policor i koduar “Baldushku”. Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve nārkotike në doza të vogla dhe i tentativës për kultivim të bimëve nārkotike. Vihen në pranga dy shtetas. Sekuestrohen doza me kokāinë, 1.1 kilogramë kānabis e ndarë në doza dhe 12 gota plastike të kultivuara me fara kānabis. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Baldushku”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: B. Z., 22 vjeç dhe F. A., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga ana e punonjësve të Seksionit për Hetimin e Nārkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ishin siguruar informacione nga burime të ndryshme konfidenciale dhe të regjistruara në Policinë e Shtetit se shtetasi F. A. merrej me tregtimin e lëndës nārkotike cānnabis sativa dhe kokāinës, në zonën e Njësisë Administrative Baldushk dhe zonave përreth saj. Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua puna për kapjen në flagrancë të këtij shtetasi. Gjatë operacionit, në vendin e quajtur Picallë, është konstatuar i ndaluar automjeti në posedim të shtetasit F. A., i cili ishte së bashku me shtetasin B. Z.

Nga kontrolli në automjet dhe në banesat e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.1 kilogramë lëndë nārkotike cānnabis sativa, 5 doza me kokāinë dhe 12 gota plastike të kultivuara me fara cānnabis sativa. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dhe dy aparate celular, një peshore elektronike dhe automjeti në pronësi të shtetasit F. A. Materialet procedurale të do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e nārkotikëve” e kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasit B. Z. dhe për veprat penāle ”Prodhimi dhe shitja e nārkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe ”Kultivim i bimëve nārkotike”, në ngarkim të shtetasit F. A.