TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar sot disa foto që faktojnë planin e Veliajt se dhe zona e liqenit do të jetë me kulla.
Referuar dokumentit të publikuar nga Zhupa, sqarohet se Këshilli i Ministrave me vendimin Nr. 406, datë 4.7.2018 ashtu siç e kemi thënë dhe më herët ka miratuar kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë hapesirën prej 25 004 m2 që ishte pjesë e Gardës së Republikës .
Ndërkaq, theksohet se në Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë që është miratuar me vendimin nr.1 datë 14.4.2017 nga Këshilli Kombëtar i Territorit, zona e Gardës së Republikes pikërisht pasuria e tjetersuar prej 25 004 m2 , ështe emërtuar TR169 dhe plani zhvillimor i ka dhenë destinacion zone për ndërtime.
Reagimi i plotë i Ina Zhupës:
Dokumentat që faktojnë se me Veliajn do kemi kulla edhe në Liqenin Artificial të Tiranës.
KULLA KUDO, ky është plani i pasurimit dhe mbajtjes së pushtetit të Veliajt dhe Ramës. Kulla në qëndër, kulla te 7 xhuxhat, kulla te teatri, kulla te bulervardi i ri por edhe kulla tek e vetmja mushkëri e qytetit: Liqeni artificial i Tiranës. Dokumentat tregojnë që tashmë është bërë fakt që do të ndërtohen kullat në liqen, thjesht plani masakrues për shëndetin e qytetarëve është shtyrë deri në zgjedhjet lokale. Plani është i qartë me paratë e drogës blejnë mandatin e Mister Mashtruesit (Erioni Betoni) dhe pastaj fillon pastrimi i parave dhe arkëtimi i milionave euro nga kullat e reja. Por në plan kanë harruar qytetarët e Tiranës që nuk do ta lejojnë një krim të tillë.
Këshilli i Ministrave me vendimin Nr. 406, datë 4.7.2018 ka miratuar kalimin në pronësi të Bashkise Tiranë hapesiren prej 25 004 m2 që ishte pjesë e Gardës së Republikës .
Në Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë që është miratuar me vendimin nr.1 datë 14.4. 2017 nga Këshilli Kombëtar i Territorit, zona e Gardës së Republikes pikërisht pasuria e tjetersuar prej 25 004 m2 , ështe emërtuar TR169 dhe plani zhvillimor i ka dhenë destinacion zone për ndërtime .
Ne kriteret e vëndosura të tipologjisë së ndërtimit për këtë zonë TR169 ku shtrihej oborri i Gardës së Republikës , zona është miratuar me destinacion që do të ndertohen struktura lineare të gjata që quhen kulla ,kate që ofrojnë shërbime biznesi , kate banimi,parkingje etj. Ky miratim destinacioni është në kundërshtim me piken 4 të V.k.m Nr. 406, datë 4.7.2018 pasi Bashkia kushtezohet ne përdorimin e kësaj pasurie dhe duhet te perdor këtë pasuri që ti shërbej hyrjes së Parkut të Liqenit. Por me sa duket Veliaj me hyrje Parku nënkupton kulla hyrëse për pastrimin e parave të pista të mafias së drogës dhe ndërtimit.
Bashkëngjitur do te gjeni dokumentat zyrtare :
1.Faqen nr.52 të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë ku përcaktohet tipologjia e strukturave dhe forma se si duhet të jenë , TIPI (H) Kulla – lloje ndertësash që rriten në lartësi.

