TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktivisti i LGBT-s, Kristi Pinderi i ka dërguar një mesazh në ‘WhatsApp’, këshilltarit të kryeministrit Rama, Endri Fugës.
Mesazhi vjen pasi Pinderi ka mësuar emrin e patronazhistit i cili i ka dhënë të dhënat e tij për votën.
Pinderi ka ndarë foton e mesazhit në rrjetet sociale, aty ku lexohet se i shkruan në lidhje me patronazhistin e tij.
“Si ka mundësi që jeni kaq të pacipë mo plak? Si mundet të keni një mendje kaq kriminale dhe të bëni me identitetin e qytetarëve çfarë të doni?"- shkruan Pinderi ndër të tjera në mesazh.
Ndërkohë përkrah postimit ai shkruan se qeveria ka rënë shumë poshtë mirëpo nuk shqetësohen pasi njerëzit i ka kapur një apati e frikshme.
POSTIMI:
Kane rene shume poshte por nuk shqetesohen ngaqe njerezit i ka kapur nje apati e frikshme.
Ndaj jane edhe me te pacipe se kurre!
