AKTUALITET, 14 Prill 2021, 21:20

Sherr në një lokal në Berat, një polic i plagosur

Sherr në një lokal në Berat, një polic i plagosur

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës pranë një lokali në Berat. Rrethanat mbeten ende të paqarta ndërsa ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dëshmorët e Kombit”.

Nga të dhënat e para mësohet se nga sherri ka mbetur i plagosur në këmbë efektivi i policisë, Elton Boduri, 24 vjeç.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për zbardhjen e plotë të saj. Ndërkohë i plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.