TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Plagosje me armë në orët e mbrëmjes në Kavajë!
Një 34-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri bashkëmoshatarin e tij në këmbë.
Pas një konflikti për motive të dobëta, personi me inicialet E.S dyshohet se ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në këmbë Sh.Sh, 34-vjeç.
Policia po vijon kontrollin në zonë për të bërë të mundur kapjen e autorit të krimit. Ndërkohë i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 00:30, në lagjen nr.5, Kavajë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. S., 34 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Sh. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, për kapjen e shtetasit E. S.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.