AKTUALITET, 14 Prill 2021, 20:37

LSI/ Spahiu: Ne do të qeverisim që rinia ta shohë Shqipërinë si shtëpinë e saj

LSI/ Spahiu: Ne do të qeverisim që rinia ta shohë
Gjatë një takimi me të rinjtë në Laprakë, kreu i LSI-së së Tiranës, njëherësh kandidat për deputet në qarkun e Tiranës, Përparim Spahiu, thotë se LSI-ja do të qeverisë që rinia të shohë Shqipërinë si shtëpinë e saj. Nga ana tjetër, ai thekson se rinia do të mbështet me kredinë e butë deri në 25 mijë euro për hapjen e nje sipërmarrje. ”Ne do të qeverisim që rinia ta shohë Shqipërinë si shtëpinë e saj. Ne do stimulojmë biznesin që të punësojë të rinjtë. Ne do mbështesim rininë me kredinë e butë deri në 25 mijë euro për hapjen e nje sipërmarrje. Ne do përgjysmojmë tarifat për arsimin e lartë. Për këto diskutuam edhe me këta të rinj entuziastë të Laprakës”, shkruan Spahiu në Facebook.

Ne do qeverisim që rinia ta shohë Shqipërinë si shtëpinë e saj. Ne do stimulojmë biznesin që të punësojë të rinjtë. Ne...

Posted by Përparim Spahiu on Wednesday, April 14, 2021