AKTUALITET, 19 Dhjetor 2018, 19:24

Thaçi: Jemi lider të vegjël të dalim kundër Trumpit, çfarë duhet të bëjmë

Thaçi: Jemi lider të vegjël të dalim kundër Trumpit,

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur para mediave pas takimit që ka pasur me liderët e Ballkanit Perëndimor. Thaçi ka thënë se mobilizimi i Amerikës dhe BE-së është mesazhi më i mirë që në Kosovë duhet të punojnë së bashku.

“Ne duhet të punojmë bashkarisht, të komunikojmë me qytetarët që të kemi një proces transparent, letra e presidentit Trump është shpresë dhe besim për qytetarët e Kosovës. Letra e Trumpit është zëri i Amerikës, SHBA’të janë involvuara në procesin e arritjes së Marrëveshjes Kosovë- Serbi”

Liderët e Kosovës duhet të punojnë për një marrëveshje të pranushme, nuk besoj që ka liderë në Kosovë që i thotë jo letrës së Trumpit, jemi shumë të vogël mi dal ballë qëndrimit të Shteteve të Bashkuara”, ka thënën ndër të tjera Thaçi.