AKTUALITET, 19 Dhjetor 2018, 19:27

Nderohen figurat e shquara të futbollit shqiptar, ja çmimet

Nderohen figurat e shquara të futbollit shqiptar, ja çmimet

Nderohen figurat e shquara të futbollit shqiptar nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit në mbrëmjen gala që është bërë tradicionale dhe oraganizohet çdo fundviti nga ana e institucionit më të lartë të futbolit, ku të ftuar janë shumë personalitete dhe drejtues klubesh të elitës sonë.

Kështu, çmimin “Nderi i Futbollit Shqiptar” e kanë marrë tre figura të shquara si: Perlat Musta, ish-portieri i famshëm i Partizanit; Edvin Murati, ish-mesfushori i kombëtares si dhe Qamil Teliti, kavajasi i shquar që nderohet pas vdekjes.

Ndërsa “Legjenda e Futbollit Shqiptar” janë nderuar Genc Tomori, ish-lojtar dhe zyrtar i Partizanit, Osman Mema i Tiranës si dhe Agim Canaj ish-mesfushori dhe trajneri i Dinamos së Tiranës.